Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Shaqir Fetahu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Fetahu thotë se për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ndonjë simptomë problematike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Duke patur kujdes për familjen time, bashkpuntorët e mi, si dhe të gjithë besimtarët dhe qytetarët, vendosa që të bëjë testin për Covid 19, i cili më rezultoi pozitiv. Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematik. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot”.
“Apeloj te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente. Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij. Zoti ju bekoft”, ka shkruar Fetahu në Facebook./Telegrafi/
The post Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu, rezulton pozitiv me coronavirus appeared first on Telegrafi.