Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të propozohet zvogëlimi i TVSH-së për amvisëritë.

“Ministria e Financave propozon zvogëlimin e TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike për të gjitha amvisëritë në vend”, shkruan Bekteshi.

Ndryshe, në 10 ditët e ardhshme do të bëhet i ditur edhe sa para do të shpenzojnë qytetarët për energjinë elektrike.

Vendimin se sa do të rritet çmimi i energjisë elektronike duhet ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë, një trup që sipas ligjit, duhet të jetë i pavarur në punën e tij, por anëtarët e tij janë të emëruar nga partitë në pushtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i këtij trupi, Marko Bislimovski, se kompanitë energjetike, si MEPSO-operatori i Maqedonisë i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka kërkuar rritje prej 104 per qind, ndërmarrja tjetër e shpërndarjes elektrike kanë kërkuar që çmimi për energji të rritet për 1 për qind. Ndërkaq, kompania e shitjes apo e furnizimit të familjeve me energji EVN, ka kërkuar që energjia të shtrenjtohet për 45 për qind./Telegrafi/

 

The post Kreshnik Bekteshi: Nesër propozohet zvogëlimi i TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";