Kredia hungareze, Mickoski: Kushtet që nesër do t’i dakordojmë me bankat nuk varen vetëm nga unë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pres që të takohemi dhe të bisedojmë hapur dhe ta përmbyllim këtë punë nesër dhe nga java e ardhshme ngadalë por sigurt të fillojmë përgatitjet për realizimin e kredisë, sepse në baza ditore marr thirrje nga operatorë ekonomikë të interesuar të cilët dëshirojnë të jenë shfrytëzues të kësaj linje që të mund të përmirësojnë performancën investuese të kompanive të tyre, tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për pritjet nga takimi i nesërm me bankat në lidhje me kredinë hungareze.

Lidhur me atë se sipas ministres së Financave, vetëm një bankë ka shfaqur interes për marrjen e rrezikut kreditor, Mickoski tha se nuk mund të thuhet për rezultatin e takimit paraprakisht.

“Nesër do flasim, a do t’ia dalim nuk e di. Cili do të jetë epilogu, e di që me siguri përdoruesit do t’i shfrytëzojnë ato kushte për të cilat ne folëm. Por më duhet të përmend se edhe në të kaluarën në këto 30 vitet e fundit, shteti ka subvencionuar gjithmonë këtë lloj kredie dhe një sasi të madhe të fondeve në bazë interesi ku si rezultat i atyre subvencioneve ka përfunduar te bankat apo huadhënësit. Se a do të kemi sukses dhe cilat janë kushtet për të cilat do të biem dakord kjo nuk varet vetëm nga unë. Ne si qeveri do të bëjmë gjithçka për të diskutuar hapur dhe vlerësojmë që në këtë moment, përballë sfidave që po ndodhin në mbarë botën kjo është më e pakta që mund të bëjmë së bashku me bankat. Dikush do të thotë, ata nuk janë altruistë, pse përgjegjësi shoqërore. Ne si qeveri me të gjitha kompanitë që bashkëpunojmë duam të shohim përgjegjësi shoqërore, sepse është normale kur shfrytëzohen mjetet e qytetarëve për t’u kthyer pastaj diçka atyre. Nëse atë përgjegjësi shoqërore dikush e banalizon, unë mendoj se e ka gabuar rrugën”, ka thënë Mickoski.

Ai thekson se varësisht nga marrëveshja që do të bëhet nesër do të bëhen përllogaritjet se sa do të duhet të ndahet nga buxheti për interesin, por shton se sigurisht se do të jetë së paku dy herë më pak se sa, siç thotë ai, “të dalim në tregun e hapur me një eurobond dhe për të kërkuar para, sepse shteti duhet të kthejë një eurobond të tillë më 25 janar, kur skadon eurobondi shtatëvjeçar prej gjysmë miliardë të marrë në vitin 2018”.

Advertisement

Ai thekson se situata në aspekt energjetik është përmbyllur, lëndë të para dhe plan ka dhe është siguruar furnizim i qëndrueshëm me gaz nga Azerbajxhani, prodhimi i energjisë elektrike rrjedh pa probleme, ndërsa përmirësimi i potencialit pritet me reshjet e borës gjatë dimrit.

“Ato dy sfida kryesore që vlerësuam se mund të jenë problem këtë dimër i zgjodhëm me kohë dhe prandaj duhet që kjo kredi të vihet në funksion sa më shpejt që të kemi një valë investimesh në mënyrë që të mos ketë largime nga puna si që ndodh në Gjermani dhe me prodhues të tjerë automobilistikë”, tha Mickoski pasi mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për rinovimin e SHFK “Aco Shopov” në lagjen Radishan të Komunës së Butelit.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Financave Gordana Dimitreska-Koçoska nesër pritet të kenë takim me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë për të precizuar kushtet në të cilat sektori i biznesit do të mund t’i shfrytëzojë 250 milionë euro nga kredia hungareze.

The post Kredia hungareze, Mickoski: Kushtet që nesër do t’i dakordojmë me bankat nuk varen vetëm nga unë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy