Kovid-19 e përfshiu edhe Fitër Bajramin, bakllava dhe ëmbëlsira në rrethin më të ngushtë familjar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tridhjetë ditëve agjërim besimtarët e fesë islame sot kremtojnë Fitër Bajramin (të njohur në mesin e popullit si Ramazan Bajram). Urimet për këtë festë fetare fillojnë pas përfundimit të lutjes së Bajramit. Sivjet si rezultat i pandemisë Kovid-19 në xhamitë lutja e Bajramit do të zhvillohet nën masat dhe udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës fizike prej së paku 1,5 metrave.

Si parandalim nga përhapja e virusit korona dhe respektim të distancës fizike, nga BFI-ja gjithashtu u bënë thirrje besimtarëve sipas mundësisë gjatë kryerjes së lutjes së Bajramit më shumë t’i përdorin oborret e xhamive.

Kohë e kufizuar për urime të Ramazan Bajramit

Bakllavaja dhe ëmbëlsirat që janë sinonim për Fitër Bajramin sivjet pritet t’u shërbehen vetëm pjesën më të ngushtë të familjes.

Advertisement

Pandemia me Kovid-19, frika te besimtarët për përhapjen e virusit korona dhe vendimi i Qeverisë që ora policore sot të fillojë në orën 11 do të jenë pengesa kryesore për të vizituar rrethin më të gjerë të familjarëve dhe miqve.

Përveç institucioneve shëndetësore, edhe imamët edhe hoxhallarët u bënë thirrje besimtarëve për reduktimin e numrit të vizitave në këtë ditë të madhe për myslimanët, e gjithë kjo në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy