Kryetari i LSDM-së njëherit edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 u shpreh se është njeri i gatshëm që të ballafaqohet me sfida dhe i gatshëm të ndërmerr përgjegjësi.

“Ndëmorrëm përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave që janë para qytetarëve. Kemi pandemi dhe krizë energjetike. Marrëveshja jonë për formimin e kësaj qeverie është “Qeveri 2022 – 2024″, dhe unë thash se do të ketë zgjedhje në vitin 2024, atëherë kur do të kemi edhe zgjedhje presidenciale”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se në politikë ka qenë anëtar disavjeçar i LSDM-së dhe se ka qenë në Këshillin Zgjedhor kur Cërvenkovski ka udhëhequr me partinë, por në kryesi ka qenë edhe kur Zaev ka qenë në krye të partisë duke përmendur përfshirjen e tij në trupet punuese të partisë në financa dhe në Komisionin për Ekonomi

Sipas tij, partia opozitare maqedonase që nga dita e parë kur ka kandididuar ka shpalosur gënjeshtra dhe të pavërteta./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kovaçevski: Zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024, bashkërisht me zgjedhjet presidenciale appeared first on Telegrafi.