Austria shpreh mbështetje të fuqishme për persepktivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe e përshëndetë dinamikën e re mes Shkupit dhe Sofjes, porositi ambasadori austriak në vend, Georg Vucas gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, Kovaçevski në takim u falënderua për mbështetjen miqësore dhe parimore që Austria ia ofron Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat.
“Republika e Austrisë është partnere strategjike ekonomike e shtetit tonë dhe mike dhe mbështetëse e madhe e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit tonë. Vazhdojmë t’i avancojmë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Ndërkaq në planin e eurointegrimeve jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve në frymën e vlerave evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.
The post Kovaçevski – Vucas: Austria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.