Kryeministri Dimitar Kovaçevski pasdite zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e uroi zgjedhjen për kryeministër dhe i uroi punë të frytshme dhe të suksesshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për urimet dhe mbështetjen që kryetarja e Komisionit Evropian Leyen i jep Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski e informoi presidenten e KE-së se integrimi evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re. Ai gjithashtu e informoi presidentem Leyen për aktivitetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme, masat dhe politikat e ndërmarra për tejkalimin e krizës energjetike, si dhe masat ekonomike të Qeverisë.

Në bisedë telefonike u bisedua edhe për vizitën e fundit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, të cilën bashkërisht e vlerësuan si hap pozitiv për tejkalimin e dallimeve dhe përshëndetën fokusin në projekte dhe aktivitete të rëndësishme për të ardhmen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi qëndrimet e shtetit për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kryetarja e KE-së Leyen përshëndeti dialogun e vendosur në nivel kryeministrash mes dy vendeve dhe theksoi se Brukseli e mbështet fuqishëm këtë proces dhe se ajo personalisht dhe i gjithë Komisioni janë të gatshëm të ndihmojnë në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski dhe kryetarja e KE-së von der Leyen ranë dakord që shumë shpejt të kenë një takim të drejtpërdrejtë në Bruksel./Telegrafi/

The post Kovaçevski-Von der Leyen: KE mirëpret dialogun mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";