Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin në të cilën biseduan për anëtarësimin e vendit në BE dhe zbatimin e programit të Qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Taravari: Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në selinë e LSDM-së, biseduam për zbatimin e programit të Qeverisë, dinamikën e punës në periudhën e ardhshme, si dhe për politikat që nënkuptojnë përmbushjen e synimi strategjik i anëtarësimit në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara.

Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të ardhmen e vendit sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë përveç rrugës evropiane”, njofton Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski-Taravari: Maqedonia nuk ka alternativë përveç anëtarësimit në BE appeared first on Telegrafi.