Kovaçevski takoi Mitsotakis: Greqia mbetet partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë zhvilloi takim dypalësh me Kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, si dhe u theksua gatishmëria për përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të tyre në çdo fushë me interes të përbashkët, veçanërisht në plan ekonomik.

“Dy kryeministrat u shprehën të kënaqur me trendin e rritjes së tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kovaçevski dhe Mitsotakis theksuan se bashkëpunimi në sektorin energjetik është i një rëndësie kyçe, për të cilin u dakorduan se ka potencial të madh nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli, si dhe lidhja e ndërlidhjes së gazit mes dy shteteve”.

“Kryeministri Kovaçevski ia uroi fitoren kolegut grek Micotakis në zgjedhjet e fundit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojë me intensitet të shtuar. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi për mbështetjen e fuqishme greke për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Mitsotakis.

Advertisement

The post Kovaçevski takoi Mitsotakis: Greqia mbetet partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy