Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me një ceremoni shtetërore priti kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov, i cili ka mbërritur për një vizitë zyrtare njëditore në vendin tonë.

“Është kënaqësi dhe nder i madh që sot pres një delegacion qeveritar nga Republika e Bullgarisë, i kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimet e sotme theksohet rëndësia e bashkëpunimit intensiv dhe dialogut mes dy vendeve fqinje, bazuar në vlerat evropiane dhe respektin reciprok, shkruan në profilin e tij në Facebook Dimitar Kovaçevski.

Në Qeveri janë zhvilluar takime të ndara në mes të zv. kryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me Kristian Vigenin, nënkryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, si dhe ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy vendeve Blagoj Boçvarski dhe Nikollai Sabev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Takimi me Petkovin thekson rëndësinë e dialogut mes dy vendeve fqinje appeared first on Telegrafi.