Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takim sot biseduan edhe për situatën në Ukrainë.

Sipas njoftimit të qeverisë, dy bashkëbiseduesit theksuan se duhet të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemit diplomatik dhe i bënë thirrje Rusisë të deeskalojë.

“Ka lëvizje të forcave ruse drejt Bjellorusisë dhe kjo është vendosja më e madhe e forcave pas luftës së ftohtë. I bëjmë thirrje Rusisë të deeskalojë dhe çdo agresion rus do të ketë çmim të lartë. Dëshirojmë dialog me ato, dëshirojmë të punojmë në marrëdhëniet me Rusinë për ta zvogëluar rrezikun. Secili komb ka të drejtën e vet për ta zgjedhur rrugën në cilën dëshiron të shkoj. Duam zgjidhje politike, por duhet të jenë të gatshëm për më të keqen”, tha Stoltenberg.

“Si aleat i NATO-s i bashkërënditemi hirrjeve ndaj Rusisë të deeskalojë dhe të vazhdojë me dialogun diplomatik. Mbështesim propozimin e NATO-s për mbledhje tematike me Rusinë në lidhje me gjendjen me marrëdhënien, sigurinë e Evropës me fokus Ukrainën, transparencën, zvogëlimin e rrezikut dhe kontrollit me armë. Mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sipas kufijve të pranuar ndërkombëtar. Si alet, ne jemi të fuqishëm dhe të vendosur në reagimin tonë”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski – Stoltenberg: Rusia duhet të vazhdojë dialogun diplomatik appeared first on Telegrafi.