Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër për herë të parë pasi është në funksionin e kryeministrit do të realizojë vizitë zyrtare në selitë e BE-së dhe NATO-s në Bruksel.

Me këtë rast Kovaçevski sot do të realizoj takim me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takim do të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe ai i mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, pas së cilës pjesa e punës e ditës së parë të vizitës së tij në Bruksel do të përfundojë me kryetaren e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Kovaçevski të premten do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Në kuadër të vizitës dyditore të punës në Bruksel, do të ketë edhe disa takime të tjera me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të BE-së.

The post Kovaçevski sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Bruksel appeared first on Telegrafi.