Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski thekson se Maqedonia e Veriut duhet të krenohet me kryesimin e saj me OSBE-në dhe se është një mundësi e mirë për promovimin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut duhet të krenohet me kryesimin e saj me OSBE-në, ajo është organizata më e madhe e sigurisë dhe politike në Evropë, por edhe në botë sepse anëtarë janë edhe SHBA-të dhe vendet e tjera jashtë kontinentit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit, kjo është një mundësi e shkëlqyer për ngritjen e mëtutjeshme politike, e cila është e pavarur për 32 vjet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media.
Ai shtoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer që të tregohemi si nikoqirë, siç e kemi treguar edhe në raste të tjera, si në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat u zhvilluan në Ohër.
“Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që ishte e nevojshme për praninë e të gjitha delegacioneve, në koordinim me vendet e tjera anëtare të OSBE-së. Besoj se do të kemi një samit jashtëzakonisht të suksesshëm, i cili fillon nesër”, tha Kovaçevski.
Kryeministri tha se pas samitit dhe kryesimit të OSBE-së, Maqedonia e Veriut si shtet do të dalë më e fortë./Telegrafi/
The post Kovaçevski: Samiti i OSBE-së është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit appeared first on Telegrafi.