Kovaçevski – Predan: Sllovenia fuqishëm i mbështet perspektivat evropiane, nevojitet fokus i të gjithëve drejt përparimit të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Millan Predan, ambasador i Republikës së Sllovenisë në vendin tonë.

Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për informim, në takim është dorëzuar një letër urimi nga Kryeministri slloven, Janez Jansha për mandatin e Kryeministrit Kovaçevski.

Gjithashtu u përcoll edhe mbështetje e fortë nga Republika e Sllovenisë për perspektivat integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vlerësohet se dialogu i vendosur dhe energjia pozitive mes kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov dhe qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.

Advertisement

Gjithashtu bashkërisht u theksua nevoja për fokusin e të gjitha subjekteve politike drejt politikave konstruktive që mundësojnë përparim të shtetit.

“E rritëm pagën minimale, është ulur papunësia, kemi rritje të ekonomisë, i zgjidhim çështjet rreth gjendjes energjetike. Bëjmë hapa konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Pas anëtarësimit në NATO, qëllimi ynë tjetër strategjik janë integrimet evropiane dhe në atë proces jemi vendosur në mënyrë parimore, me fokus drejt vlerave evropiane, respektimin e ndërsjellë dhe mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski shprehu falënderim për miqësinë e sinqertë me Slloveninë dhe për mbështetjen e madhe parimore që Sllovenia ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset demokratike dhe integruese.

Në takim u shqyrtuan mundësi për avancimin e bashkëpunimit mes shteteve në fusha të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve./Telegrafi/

Advertisement

The post Kovaçevski – Predan: Sllovenia fuqishëm i mbështet perspektivat evropiane, nevojitet fokus i të gjithëve drejt përparimit të shtetit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy