Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të Kolegjit Universitar Amerikan, ku ishte udhëheqës i marketingut në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit dhe Shkencave Organizative, para marrjes së postit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti një ligjëratë nderi me temën “Analiza e Përfitimeve Ekonomike dhe efektet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.

Në ligjëratën e tij para studentëve, kryeministri Kovaçevski theksoi se edhe pse fillimi i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së është shtyrë pas vendimit të Brukselit më 20 mars 2020 për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE, ajo ende mbetet një detyrë prioritare për të gjithë ekipin e qeverisë.

“Maqedonia e Veriut edhe në këto kushte të pengesave në tre vitet e fundit po bën progres intensiv në fushën e integrimeve evropiane dhe ka ardhur koha për ta verifikuar këtë.

Ne e dimë se shpejtësia e përparimit tonë do të varet nga dinamika e reformave, gjegjësisht shpejtësia dhe shkalla në të cilën shoqëria në tërësi do të përfshihet në ato procese dhe do të reformohet”, theksoi Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Përfitimet ekonomike nga anëtarësimi në BE janë shtysë për avancimin e negociatave appeared first on Telegrafi.