Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, theksoi se mund të gjendet një zgjedhje e përbashkët mes Qeverisë dhe SAShK-ut, por se fillimisht SAShK duhet të jenë të sinqertë me anëtarësinë e tyre sepse, siç tha Kovaçevski, Qeveria është për negociata që nga dita e parë.

“Negociatat nuk zhvillohen me shantazh, por zhvillohen përmes dialogut ekonomik dhe social. Ne kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej 6 muajsh deri në harmonizimin e pagave, ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u pa e hapur dialogun brenda atyre 6 muajve filloi grevën sipas meje i shpërqendron mësimdhënësit”, tha Kovaçevski.

Ndërkohë sot nga Qeveria nëpërmjet një kumtese thanë se dëmin e vendimit të SASHK-ut për të vazhduar me grevën, do ta vuajnë të gjithë.

Qeveria ju bënë thirrje mësimdhënësve që interesat e nxënësve të vendosin para interesave personale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski për vendimin e SASHK-ut: Negociatat nuk zhvillohen me shantazh appeared first on Telegrafi.