Kovaçevski për Samitin e BE-së: Nëse nuk sigurohet procesi i eurointegrimeve, do të kemi problem serioz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kovaçevski për Samitin e BE-së: Nëse nuk sigurohet procesi i eurointegrimeve, do të kemi problem serioz

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kovaçevski në Facebook shkruan se së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin, kanë sjellë vendim që të konfirmojnë se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme evropiane.

“Maqedonia e Veriut ka miq të dëshmuar në vendet anëtare të BE-së. Janë vendet që shikojnë nga e ardhmja, në kundërshtim me të shkuarën, dhe nga të cilat ne, Shqipëria, por edhe rajoni kemi mbështetjen e plotë në përmbushjen e objektivit strategjik – anëtarësimit në BE. Unë dhe Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç morëm sot vendim për të riafirmuar qëndrimin se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme evropiane”.


Mediat bullgare publikojnë protokollin që duhet të miratohet edhe në Shkup edhe në Sofje

Advertisement

“Ne vendosëm që përpara vendeve mike, të përkushtuara për progresin ekonomik dhe politik të rajonit dhe që janë të përkushtuara ndaj proceseve të shpejta dhe vendimtare integruese evropiane, duhet të ritheksojmë përkushtimin tonë për rrugën evropiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nëse nuk sigurohet ecuria e procesit të integrimit evropian, do të jetë problem serioz dhe goditje për besueshmërinë e BE-së në Ballkan. Pikëpamjet tona për këtë temë do t’i përcjellim bashkërisht, në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në një forum të gjerë, në qendër të diplomacisë evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

Ndryshe, edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka konfirmuar se Shqipëria do të merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

Ndërkohë mediat në Bullgari e kanë publikuar protokollin i cili duhet të miratohet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për ta zgjidhur kontestin në mes tyre./Telegrafi/

The post Kovaçevski për Samitin e BE-së: Nëse nuk sigurohet procesi i eurointegrimeve, do të kemi problem serioz appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy