Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka folur për emërimin e Milikije Halimit si drejtoreshë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së” me propozim të Qeverisë.

Kovaçevski thotë se e njëjta posedon diplomë të universitetit sikurse të gjithë funksionarët tjerë.

“Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski.

“Po, megjithatë në bazë të diplomës universitare që e ka dhe diplomë universitare që e kanë edhe funksionarët tjerë që ushtrojnë funksione të deleguara”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski për Milikije Halimin: Është emëruar drejtoreshë në bazë të diplomës universitare që ka dorëzuar appeared first on Telegrafi.