Kovaçevski për kontestin me Bullgarinë: Kemi qëndrime të qarta si kristali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Historia duhet t’u takojë historianëve dhe jo politikanëve dhe qëndrimet tona janë të qarta si kristali – për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk negociojmë me Bullgarinë”.

Kështu kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka shprehu haptazi se është në një vijë me ish kryeministrin Zoran Zaev sa i takon çështjeve historike – pengesë me Bullgarinë.

“Pozicioni ynë është i qartë si kristali se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut ku qytetarët flasin maqedonisht dhe të cilët kemi identitin tonë. Sa i takon të drejtave të pakicave (bullgarëve), ne i respektojmë të gjitha përkatësisë dhe të gjitha organizatat të cilat janë të rregulluara në nivel ndërkombëtar, përfshirë këto edhe Kombet e Bashkuara dhe të drejtat e pakicave. Ne jemi shtet që gjithashtu ka deklaruar se sa i takon shteteve fqinje, nuk do të përzihet në çështjet e tyre të brendshme”, tha Kovaçevski.

Kjo deklaratë vjen pasi nesër në Shkup do të realizojë vizitë kryeministri bullgar, Kirill Petkov.

Advertisement

The post Kovaçevski për kontestin me Bullgarinë: Kemi qëndrime të qarta si kristali appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy