Fluturimi i ndaluar i avionit me të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duhej të mbërrinte sot në Beograd për një vizitë dyditore nuk ka asnjë trajtim të ndryshëm nga fluturimet e tjera të linjave ajrore ruse, sqaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri thekson se ndalimi i fluturimit të avionëve rusë mbetet në fuqi.

“Kemi marrë vendim, ndalimin e fluturimeve të linjave ajrore ruse nëpër territorin e vendit tonë. Ne jemi anëtare e NATO-s, që do të thotë se vendimet e marra në NATO janë edhe vendimet tona dhe ne kemi një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikën e Bashkimit Evropian. Sa i përket fluturimit konkret, nuk ka trajtim tjetër në lidhje me vendimin që tashmë është marrë, i cili është në fuqi dhe që mbetet në fuqi”, tha kryeministri Kovaçevski.

Fakti që Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit të tij, Lavrov sot tha se është e paimagjinueshme dhe se është një privim i një shteti sovran nga të drejtat e tij për të ndjekur politikën e jashtme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski për fluturimin e diplomatit rus: Ndalimi është në fuqi dhe mbetet në fuqi appeared first on Telegrafi.