Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në intervistën e tij për “Alsat-M” theksoi se rritja e pagës minimale duhet të shihet në kuadër të një politike më të gjerë politike që udhëhiqet vitet paraprake dhe kjo është se jo vetëm mbështet rritjen e pagës minimale që është dyfish më shumë se para 4 viteve, por bashkërisht shkon me mbështetjen e vazhdueshme të punëdhënësve dhe kompanive.

“Unë gjithmonë kam qenë i mendimit se puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe se paga minimale është diçka që duhet të jetë nën pragun e varfërisë. Në krahasim para ardhjes së LSDM-së në qeveri, Maqedonia e Veriut njihej si vend me fuqi të lirë punëtore dhe vinin investitorë që ofronin 9.000 denarë dhe këtë e dimë. Në atë kohë duhej 4 paga minimale për të shpenzuar shportën, sot pas 100% të rritjes së pagës minimale dhe zvogëlimit të numrit të të punësuarve në 15.7, shporta mbulohet me 2 paga minimale”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se tani nuk duhet të harrohet se kompanitë në Maqedoni janë mbështetur për rreth 130 mijë punëtorë me subvencionim të kontributeve për çdo rritje rroge.

“Për dallim nga e kaluara, kur vendimet për pagën minimale merreshin në qeveri pa asnjë dialog, sot këto zgjidhje miratohen me dialog social dhe me pjesmarrje të barabartë të qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Për 4 vite kemi dyfishuar pagën minimale, tani shporta ushqimore blihet me dy paga minimale appeared first on Telegrafi.