Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se paqja në Kosovë nënkupton paqe për të gjithë rajonin.

Kryeministri i RMV-së bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen marrëveshjeve tashmë të arritura.

“Paqja në Kosovë është gjithashtu paqe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë larg pas nesh, kështu që zbatimi i marrëveshjeve të bëra tashmë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi për planin e zbatimit duhet të jenë imperativ për të gjithë politikanët nga të dy vendet”.

“Ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzim të situatës dhe për vazhdimin e komunikimit mes dy palëve me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së”, tha Kovaçevski.

Advertisement

The post Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy