Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot para mediave ka akuzuar OBRM-PDUKM-së se ishte kundër pagës minimale dhe u bë “për” pasi arritën marrëveshje me LSM dhe punëdhënësit. Disa prej tyre, për shkak se kanë fjetur gjithë natën dhe konferenca për shtyp ishte vonë, u bënë “për” në mëngjes kur kuptuan se ishte arritur një marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri paralajmëroi se do të paraqesin amendamente në Kuvend për ndryshimet ligjore për rritjen e pagës minimale.
“Paga minimale është rezultat i marrëveshjes kolektive, gjegjësisht marrëveshjes së arritur mes LSM-së, sindikatave të tjera përfaqësuese, me Qeverinë, ministritë resore dhe u ftuan edhe të gjitha shoqatat e punëdhënësve. Më parë kam zhvilluar takim me të gjitha Odat Ekonomike në vend.
Nëse dikush është kundër rritjes së pagës minimale në 18 mijë denarë, ajo ishte OBRM-PDUKM. Ata u bënë “për” vetëm në mbrëmjen kur arritëm marrëveshjen”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai tha se Qeveria ka rritur pagat edhe për punëtorët shëndetësorë edhe për kujdestarët dhe ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për transformimin e mardhënies së punës për rreth 4.700 arsimtarë me kohë të caktuar dhe të pacaktuar./Telegrafi/
The post Kovaçevski: OBRM-PDUKM ishte kundër rritjes së pagës minimale, u bën “për” pasi u arrit marrëveshja appeared first on Telegrafi.