Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Paris, ka takuar ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Ky është takimi i parë i Kryeministrit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të sapoemëruar, i cili mori detyrën muajin e kaluar. Në takim, Kovacevski dhe O’Brien rikonfirmuan rëndësinë e partneritetit të fortë strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në takim u bisedua edhe për tema të tjera aktuale për rajonin dhe më gjerë.

Kryeministri Kovaçevski e njohu Ndihmës Sekretarin O’Brien me zhvillimet më të fundit të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe me prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë.

U konfirmua rëndësia e Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe u nda domosdoshmëria për vazhdimin pa probleme të integrimit të saj evropian, që është edhe në interes të SHBA-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndihmës Sekretari i Shtetit O’Brien rikonfirmon qëndrimin se Shtetet e Bashkuara i shohin si partnerë të natyrshëm ata të përkushtuar ndaj integrimit evropian, NATO-s dhe forcimit të demokracisë. Ai përshëndeti progresin e arritur deri më tani të vendit në disa fusha dhe shprehu pritjen që vendi të vazhdojë në rrugën e progresit. /Telegrafi/

The post Kovaçevski – O’Brien: Maqedonia ka arritur shumë, është e rëndësishme të vazhdojë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian appeared first on Telegrafi.