Kovaçevski: Nuk mendoj të jap dorëheqje nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk po mendon të japë dorëheqjen nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski pas takimit të sotëm të liderëve e deklaroi qëndrimin e tij për mos përmbushjen e agjendës evropiane, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse do të largohet nga posti nëse deri në nëntor nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk po mendoj sepse Qeveria ka kompetencat e veta në drejtim të menaxhimit të shtetit. Detyrimi për ndryshime kushtetuese është një shumicë prej dy të tretash. Është obligim jo vetëm i Qeverisë, por i të gjithë aktorëve shoqërorë e politikë në vend, obligim i çdo deputeti që të marrë një vendim për të ardhmen e qytetarëve.

Ne diskutuam këtu në detaje se çfarë do të thotë anëtarësimi në BE. Shikoni Rumaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë, ku ishin para se të hynin në BE, ku janë sot. Më parë ishte e pamundur të imagjinohej që qytetari ynë të shkonte të punonte në Çeki, Sllovaki apo Kroaci për një pagë më të lartë, sot është realitet.

Kjo sepse këto vende janë anëtarë të BE-së, asgjë tjetër. Ne kishim një standard më të lartë se ata kur ishim pjesë e Jugosllavisë dhe ata kur ishin pjesë e Paktit të Varshavës”, tha kryeministri Kovaçevski.

Advertisement

Ai kujtoi se një shtet anëtar i BE-së merr 11 herë më shumë fonde për frymë nga fondet e BE-së sesa vendet kandidate për anëtarësim.

Edhe një herë, si shumë herë në muajt e kaluar, ai tha se pret që opozita të marrë një vendim për anëtarësim në bllokun evropian./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Nuk mendoj të jap dorëheqje nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy