Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, nuk pranoj shantazhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e aq më pak pranojë shantazhet. Kjo është përgjigja e kryeministrit DImitar Kovaçevskit, ndaj ofertës së liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai ka deklaruare se nuk pranon shantazhe dhe se kjo është hera e dytë që shantazhohet nga numri një i OBRM-PDUKM-së. Kovaçevski ka thënë se ambiciet vetjake të Mickoskit nuk i interesojnë, por i intereson gjendja e qytetarëve dhe shtetit.

“Si Qeveri kemi punë të përgjegjshme ndërsa kjo është menaxhimi me krizën më të madhe ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk janë të nevojshme as takime për zgjedhje dhe as zgjedhje por sjellje e përgjegjshme nga të gjitha partitë politike. Është i nevojshëm Kuvendi të funksionojë dhe të sillen ligje dhe shpenzim racional të buxhetit në këto kohë krizash”, ka shkruar Kovaçevski.

Kovaçevski, sa i përket kërcënimeve për radikalizim, ka thënë se nuk pranon kërcënime aq më pak nuk ju përgjigjet kërcënimeve.

Advertisement

“Destruktiviteti është sinjal mbrojtës i Mickoskit dhe partisë së tij, por këtë qytetarët po e shohin dhe paralajmërimet e tilla fuqishëm i dënojnë”, ka thënë Kovaçevski.

Kryeministri ka shtuar se Qeveria është stabile dhe nëse ka dashur diçka të bëj VMRO-DPMNE e ka pasur mundësin për ta bërë përgjatë viteve që ka qenë në pushtet.

The post Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, nuk pranoj shantazhe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy