Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot para gazetarëve sqaroi se bota dhe shteti janë në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo krizë ka ndikuar edhe në energjetik, ushqim. Shkalla e inflacionit nëpër botë janë identike si edhe ke ne. Si qeveri përgjegjëse kemi ndërmarrë të gjitha masat në lidhje me transfertat financiare të qytetarëve më të rrezikuar, paga të rregullta nga Buxheti. I kam lutur të gjithë sindikatat që paga minimale të mos jetë shkas për fillimin e protestave. Sektori privat i paguan të gjitha pagat nga sektori publik, duke iu falënderuar kontributet dhe taksat. Them se të gjitha pagat duhet të rriten, por nuk mund të bëhen përnjëherë. Bisedojmë me të gjitha sindikatat”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për paralajmërimin e protestave nga disa sindikata.

Sipas kryeministrit, nuk është e mirë për dialogun socialo-ekonomik që së pari të paralajmërohet grevë, dhe pastaj të vihet në bisedime.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje deri në fund të ditës”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Nuk është e mirë që së pari të paralajmërohet grevë dhe pastaj të vihet në bisedime appeared first on Telegrafi.