Në konferencën e sotme për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, vazhdon të investojë në forcimin e kapaciteteve të saj për të ruajtur dhe forcuar statusin e saj si aleate e besuar në Aleancë.

“Si anëtarët më të rinj u përkushtuam dhe arritëm integrimin ushtarak të çdo shteti të mëparshëm anëtar që i është bashkuar Aleancës”, theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, stabiliteti i rajonit është jashtëzakonisht dhe thelbësisht i rëndësishëm, më shumë se kurrë më parë.

“Prandaj prioriteti ynë është integrimi evropian. Para së gjithash në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon. Nuk guxojmë të kemi pengesa dhe frena në atë rrugë dhe do të bëjmë gjithçka që të çojmë deri në fund, deri në anëtarësimin tonë në BE në vitin 2030”, tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Qeveri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Nuk duhet të kemi pengesa dhe frena drejt anëtarësimit të vendit në BE appeared first on Telegrafi.