Qeveria është në anën e punëtorëve, rritja e pagës minimale do të plotësohet, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.
Dialogu i hapur social me të gjitha palët, tha ai, është ajo që do të na dërgojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve.
“Pres që nesër të kemi vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë për qëllim ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, shkruan Kovaçevski.
Më herët, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përmes një komunikate kërkoi nga Qeveria që të qëndrojë në krah të punëtorëve dhe propozimin sindikal për pagë minimale prej 18.000 denarë./Telegrafi/
The post Kovaçevski: Nesër pres që të merret vendim për pagën minimale appeared first on Telegrafi.