Kovaçevski në takim me Michel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje me prioritet të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të programit të aktiviteteve gjatë Forumit të Dialogut të Prespës, sot u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Në takim, ku morën pjesë zv.kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, u fokusua në sfidat gjeopolitike që paraqet agresioni rus kundër Ukrainës, duke e bërë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE si prioritet kryesor, duke përfshirë forcimin e rezistencës të rajonit ndaj ndikimeve të palëve të treta.

Në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar tërësisht kushtet për fillimin e negociatave dhe mbi bazën e të cilave rekomandohet për fillim të pakushtëzuar për hapjen e kapitujve në mars 2020.

Kovaçevski dhe Michel diskutuan gjithashtu për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në disa projekte rajonale të mbështetura nga BE-ja, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit energjetik si interkonektori i gazit me Greqinë, termocentrali i gazit në Aleksandropulos dhe lidhja e gazit me Serbinë dhe Kosovën, të cilat mbështeten nga fondet e Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së.

Advertisement

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan gjithashtu për përfitimet e nismës Ballkani i Hapur për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët dhe të lidhur bazuar në katër liritë e BE-së për qarkullimin e papenguar të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, si hapa të rëndësishëm për zbatimin e standardeve të BE-së.

Lidhur me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-së, tërësisht ka harmonizuar politikat e saja me Aleancën dhe BE-në, dhe ka përmbushur obligimet dhe vazhdon të veprojë në një linjë me politikat e BE-së, me çka edhe një herë dëshmoi se është partner i denjë i shteteve evropiane, vende anëtare të BE-së.

The post Kovaçevski në takim me Michel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje me prioritet të lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy