Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot është takuar me kryetarin e LSDM-së dhe mandatarin për formimin e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski.

Këtë informacion e ka bërë të ditur kreu i Alternativës Afrim Gashi në rrjetin social Facebook, duke theksuar se me Kovaçevskin kanë biseduar për planin qeveritar.

“Sot, së bashku me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini ishim në takim në selinë e LSDM-së, ku na priti kryetari i ri, Dimitar Kovaçevski. Duke ia uruar detyrën e re kryetarit të posazgjedhur të socialdemokratëve, z. Kovaçevski, mes tjerash folëm edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv”.

“Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv”, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski në takim me Gashin, diskutojnë për planin qeveritar appeared first on Telegrafi.