Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës, Natalija Zadorozhnjuk.

Sipas njoftimit të kabientit të kryeministri, ambasadorja në takim në emër të qeverisë së Ukrainës falënderoi për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj vendit të saj dhe vlerësoi posaçërisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kryeministri Kovaçevski gjatë takimit theksoi se Maqedonia e Veriut dënon agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe theksoi se veprimi i Federatës së Rusisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe shkelje e drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se Kovaçeski ka potencuar se Maqedonia e Veriut mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës sipas kufijve të pranuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kovaçevski në takim me ambasadoren e Ukrainës: Agresioni rus ndaj Ukrainës është rrezik për paqen në Evropë dhe botë appeared first on Telegrafi.