Kovaçevski në Klinikën Infektive për shkak të helmimit nga ushqimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkuar për mjekim në Klinikën Infektive për shkak të dhimbjeve në stomak.

“Kryeministri kishte kontroll shëndetësore. Ishte në Klinikën Infektive për shkak të disa problemeve që me siguri janë për helmim nga ushqimi”, u shpreh ministri Spasovski në emisionin “Top tema”.

Ai shtoi se kryeministri Kovaçevski ndodhet në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Protokolle siguria ka në çdo kohë duke përfshirë edhe në pjesën e ushqimit. Megjithatë raste të tilla janë të mundshme dhe janë normale”, u shpreh Spasovski.

Advertisement

Kujtojmë se Kovaçevski mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive dhe është lëshuar në shtëpi./Telegrafi/

The post Kovaçevski në Klinikën Infektive për shkak të helmimit nga ushqimi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy