Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese bëhen në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese bëhen në Kuvend

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, e ka komentuar deklaratën e euroambasadorit David Geer, në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe procesin e integrimit në BE.

Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese miratohen në Kuvend duke rikujtuar se me anëtarësimin në BE vendi do të duhet të bëjë një numër të madh ndryshimesh ligjore dhe kushtetuese dhe me hyrjen në Union me intencë që një pjesë e kompetencave për momentin janë ekskluzivisht në Maqedoninë e Veriut të barten në BE pasi po hyjmë në Aleancë me 27 vende të tjera, aq sa janë për momentin.


Geer: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do të ndalet procesi negociues i RMV-së me BE-në

Advertisement

“Prandaj deputetët që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë në krye të detyrës dhe të gjitha vendimet që duhet të merren të miratohen në drejtim të anëtarësimit në BE, përfshirë ligjet dhe ndryshimet kushtetuese të sillen në interes të qytetarëve. E përsëris edhe një herë, paralajmërimi për referendum është ekskluzivisht për çështjet e brendshme politike të VMRO-DPMNE-së dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, sot euroambasadori Geer theksoi se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do të ndalet procesi i anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese bëhen në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy