Kovaçevski: NATO dhe BE të bashkuar në përgjigjen ndaj agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Samitin e jashtëzakonshëm të shefave të shteteve dhe qeverive, theksoi se agresioni ushtarak rus në Ukrainë është i paprovokuar dhe i paarsyeshëm dhe shkelje serioze e të drejtës ndërkombëtare, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Maqedonia e Veriut, theksojnë nga atje, u bashkëngjitet thirrjeve që Rusia menjëherë të ndalojë aksionin ushtarak dhe të tërheq të gjitha trupat dhe kapacitetet ushtarake nga Ukraina dhe e përshëndeti mbrojtjen e guximshme të Ukrainës që mbron lirinë e qytetarëve të saj dhe sovranitetin e shtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut fuqishëm e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, në kufijtë e saj të njohur në aspekt ndërkombëtar dhe të drejtën e tyre që lirshëm ta zgjedhin orientimin e tyre të jashtëm dhe angazhimet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski potencoi se në këto kohëra të pasigurta, është krenari të shihen të gjitha përfitimet e NATO-s dhe BE-së në përgjigjen ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë që përfshijnë edhe hapa të rëndësishëm për përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të krahut lindor të aleancës.

Advertisement

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut siguroi ndihmë humanitare dhe materiale mjekësore për Ukrainën dhe se është e përgatitur të pranojë refugjatët ukrainas që do vinin në vend.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se me kujdes janë identifikuar dhe po ndiqen aktivitetet agresive të Rusisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se ata kanë për qëllim të minojnë reputacionin dhe besimin e NATO-s dhe BE-së, të shkaktojnë krizë sigurie që do të ndikojë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të krijojnë një dilemë mbi rolin strategjik të NATO-s dhe BE-së në rajon.

Kovaçevski shtoi se NATO dhe BE duhet të ruajnë besueshmërinë e politikave të tyre në rajon për të përforcuar më tej sigurinë./Telegrafi/

The post Kovaçevski: NATO dhe BE të bashkuar në përgjigjen ndaj agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy