Presidenti Stevo Pendarovski ia dha mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga sot po filloj me formimin e Qeverisë. Kohë të tilla kërkojnë njerëz të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj nevojitet një qeverisje efektive, e ndershme dhe e përgjegjshme.

Angazhimi im personal është të kthej besimin e qytetarëve tek institucionet. Çdo minutë e kohës sonë do t’i kushtohet çështjeve kyçe si pasiguria ekonomike dhe paqëndrueshmëria ekonomike.

Njoftoj se fokusi do të jetë në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen financiare për familjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët duan të shohin ndryshim, të shohin përparim,” tha Kovaçevski./Telegrafi/

The post Kovaçevski mori mandatin: Qytetarët duan të shohin ndryshim appeared first on Telegrafi.