Kovaçevski: Miqësia me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleancën në NATO janë investime të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Miqësia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut si dhe aleanca në NATO janë investime të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Xhonson në margjina të Konferencës së sigurisë në Munih.

Mbretëria e Bashkuar, siç thekson kryeministri Kovaçevski, është partnerja jonë strategjike, dhe në vazhdimësi na jep mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

“Kryeministri Xhonson na përgëzoi për të gjitha angazhimet tona për zbatim të dialogut konstruktiv i cili do të na mundësojë përmbushje të qëllimeve tona strategjike për integrimin euroatlantik”, shkroi kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk.

Advertisement

 

The post Kovaçevski: Miqësia me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleancën në NATO janë investime të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy