
Republika e Maqedonisë së Veriut është para një vendimi historik kur duhet të merren vendime të guximshme dhe të vështira në interes dhe për të mirën e qytetarëve, shkruan në profilin e tij në Facebook kryeministri, Dimitar Kovaçevski pas takimit me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Eric Meyer.
“Në takimin e sotëm me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Eric Meyer, morëm edhe një herë konfirmimin e mbështetjes së fuqishme nga partnerët tanë strategjikë, SHBA-ja, për të vazhduar rrugën evropiane.
Ne e vlerësojmë shumë vendosmërinë e vendosur të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në përballjen me sfidat dhe përshpejtimin e proceseve tona integruese evropiane.
Së bashku presim të rrisim ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve politikë për përgjegjësinë në procesin e zbatimit të reformave dhe arritjes së qëllimit tonë, anëtarësimit të plotë në BE”, shkruan Kovaçevski./Telegrafi/
The post Kovaçevski-Meyer: Maqedonia e Veriut është para një vendimi historik appeared first on Telegrafi.