Kryetari i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, informon se e ka marrë besimin e Bordit Qendror të partisë, për të qenë mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Kovaçevski në Facebook shkruan se është i gatshëm për ta pranuar këtë sfidë dhe të punojë për ta arsyetuar besimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën në vijim LSDM do të ndryshojë dhe do të përmirësohet në çdo segment të punës dhe veprimtarisë së saj. LSDM do të riorganizohet, do të vazhdojë të demokratizohet dhe të krijojë dhe mbështesë kuadro të reja. Të mbështetet dhe të përfshijë njerëz që do të karakterizohen nga dija, ndershmëria dhe përkushtimi ndaj vlerave socialdemokratike”, ka shkruar Kovaçevski.

Ndërkaq, pasi Kuvendi e konfirmoi dorëheqjen e Zaevit të enjten e kaluar, në rrjedhë është afati prej dhjetë ditësh në të cilin presidenti Stevo Pendarovski duhet t’i besojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski ka paralajmëruar formimin e qeverisë së re në mesin e muajit të ardhshëm, më së voni deri më 18 janar.

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re, mandatari për kryeministër, pritet që në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm të paraqesë në Kuvend programin e punës dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, pas së cilës deputetët do të duhet të votojnë për qeverinë e re.

Për t’u zgjedhur qeveria e re, të paktën 61 deputetë duhet të votojnë për kabinetin e propozuar. Shumica e re parlamentare është e përbërë nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, së bashku me BDI-në, Alternativën dhe PDSH-në, dhe janë gjithsej 64 deputetë në Kuvend./Telegrafi/

The post Kovaçevski merr besimin e mandatarit nga LSDM, në janar do të ketë Qeveri të re appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";