Kovaçevski: Me të rinjtë krijojmë politika për zhvillimin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kryeminsitri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ua dorëzoi Qeverinë të rinjve me pjesëmarrjen në aktivitetin final “Të rinjtë marrin përsipër Qeverinë”, pjesë e konferencës rajonale rinore “ThinkForward: Youth Action NOW”, organizuar nga Delegacioni i BE-së në kuadër të programi i Vitit Evropian të Rinisë.

Manifestimin në të cilin folësit e rinj prezantuan qëndrimet e tyre për disa tema kyçe e përshëndeti ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.

Blendi Hodai para kryeministrit Kovaçevski dhe anëtarëve të Qeverisë foli për temën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal, Mimoza Serafimovska foli për shëndetin mendor të të rinjve dhe Marija Burgieva për ndryshimet klimatike dhe përgjigjen e gjelbër të BE-së.

Advertisement

Ata theksuan nevojën për të dëgjuar zërin e tyre dhe nevojën për të qenë më të integruar në vendimmarrje në institucione.

Kovaçevski u bëri thirrje dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërmarrin veprime dhe t’i realizojnë idetë e tyre, ndërsa Qeveria do të përpiqet të krijojë klimë sa më të favorshme për arritjen e ambicieve të tyre, duke përfshirë zbatimin e shpejtë të proceseve integruese në BE aty ku i takon e ardhmja e tyre./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Kovaçevski: Me të rinjtë krijojmë politika për zhvillimin e vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy