Kovaçevski: Mbështetja e Gjermanisë është e fuqishme dhe bazohet në vlera evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Scholz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, tha se kjo vizitë e dytë e shkurtër e një kancelari gjerman në vendin tonë dëshmon për marrëdhëniet e jashtëzakonshme të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

“Sivjet ne shënojmë 29 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona, të cilat karakterizohen me dialog intensiv politik dhe dinamikë të theksuar të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe me mbështetjen që marrim nga Republika Federale e Gjermanisë është e fortë, e përhershme dhe e qartë”.

“Kjo mbështetje për ne, për Maqedoninë e Veriut, është një inkurajim i madh për aspiratat tona për të ndërtuar një shoqëri të begatë të bazuar në vlerat evropiane, si partner i barabartë i Republikës Federale të Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së”, tha kryeministri Kovaçevski në konferencë për shtyp.

Ai gjithashtu theksoi se kjo vizitë është e vlefshme edhe për shkak të kohës së saj kur në prag të samitit të qershorit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së pritet vendim që do të zhbllokojë procesin e fillimit të negociatave të RMV-së me BE-në.

Advertisement

“Vizita e kancelarit Scholz në prag të atij samiti është një shenjë e fortë e mbështetjes për kriteret e përmbushura të Maqedonisë së Veriut për fillim të pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, një nga qëllimet e përbashkëta të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë është që vendi ynë të jetë anëtar i BE-së”, tha Kovaçevski.

Ndërsa nga ana tjetër, kancelari gjerman theksoi se ai personalisht do të angazhohet që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Mbështetja e Gjermanisë është e fuqishme dhe bazohet në vlera evropiane appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy