Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme të Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve, theksoi se Qeveria ka udhëhequr një politikë të suksesshme që nga fillimi i krizës ekonomike dhe energjetike, para së gjithash në fushën e furnizimit me energji elektrike pa ndërprerje gjatë gjithë vitit të kaluar.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se në vazhdimësi po krijohen masa për sigurimin e subvencioneve dhe mjeteve financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, si dhe subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike, e cila ofrohet për të gjitha amvisëritë dhe për të gjitha kompanitë në tregun e rregulluar.
“Qeveria nuk lejoi goditje çmimi, së pari sepse prodhimi i energjisë elektrike përmes objekteve prodhuese të EMV-së u rrit në nivelin më të lartë të mundshëm dhe për këtë, në muajt më të vështirë të këtij dimri që lamë pas, patëm ditë kur eksportuam energji elektrike. Subvencionet kanë mundësuar që qytetarët të paguajnë rrymën 80% më pak se çmimi i tregut dhe sot kemi subvencionim për energjinë elektrike për qytetarët sepse nuk ka ndryshim në çmimin e energjisë elektrike”, tha Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike përmes investimeve në projekte të reja infrastrukturore energjetike nga ana e shtetit përmes AD EMV, bazuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë, është mënyra e duhur për të siguruar pavarësinë energjetike të Maqedonisë së Veriut.
The post Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është lider në tranzicionin energjetik appeared first on Telegrafi.