Krerët evropianë, por edhe kryetarja e Këshillit Evropian kanë dërguar porosi të qartë se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen në Maqedoninë e Veriut, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Tani është momenti ku Maqedonia e Veriut duhet t’i miratojë vendimet dhe të vazhdojë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Porosi më të qartë se kjo nuk e di çfarë mund t’u jepet euroskeptikëve”, tha Kovaçevski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është shprehur decid se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk do të mbahen para afatit që parashihet me ligj dhe Kushtetutë.

“Mbajtja e zgjedhjeve janë të definuara me ligj dhe Kushtetutë. Zgjedhjet presidenciale janë në gjysmën e dytë të marsit, kurse zgjedhjet parlamentare janë në gjysmën e dytë të qershorit. Ne vazhdimisht flasim për sundim të ligjit, për respektim të ligjeve, për sundim të demokracisë… Sundimi i demokracisë dhe respektimi i ligjeve, është mbajtja e zgjedhjeve kur e kanë kohën”, tha Kovaçevski nga Moldavia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Liderët e evropianë me porosi të qartë, tani është momenti të miratohen ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.