Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh se MPJ-të e dy vendeve janë në fazën e dokumenteve punuese dhe nëse vjen ndonjë zgjidhje e caktuar që do të jetë e pranar nga dyja palët, atëherë do të bëhet e ditur sipas procedurave, ligjeve dhe Kushtetutës.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kovaçevski theksoi se ka dinamikë të re në negociatat me Bullgarinë dhe është dakorduar një qasje e re në bisedimet ku flitet për tema reale dhe për këtë qëllim, siç tha ai, ka shërbyer edhe mbledhje e përbashkët qeveritare në Sofje dhe u formuan grupet e punës për ekonomi, infrastrukturë, arsim, eurointegrime dhe kulturë.

Mes ministrive gjithashtu do të ketë komunikim sipas nevojave, posaçërisht, tha Kovaçevski, mes ministrive të Mbrojtjes për shkak se dy vendet janë vende anëtare të NATO-s.

Ai pret edhe nga Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore rezultate dhe punë dinamike duke theksuar se ky komision punon me metodologjinë e vet dhe përfshin profesorë të historisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata premtuan se do të ketë dinamikë të re gjatë kësaj periudhe me qëllim që të arrihen zgjidhjet që mund të prezantohen para opinionit”, u shpreh kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Ka dinamikë të re në bisedimet me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.