Kryeministri Dimitar Kovaçevski në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, tha se gjuha shqipe është gjuha e tij vëllazërore.

Kovaçevski duke rrëfyer ditët e tij të kaluara me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe me zv. kryeministrin për Çështje Europiane, Fatmir Bytyqi, tha se pa marrë parasysh dallimeve gjuhësore, me ta është kuptuar për të realizuar detyrat.

“Fati i plotë që në mesin e tyre, kishte dy me emrin Fatmir, ndërsa kuptimi i emrit Fatmir është dikush që sjell fat. Unë kisha dy të tillë. Për ata dy, gjuha shqipe është gjuhë amtare, por shpesh në zyrën time dhe në zyrat e tyre, në ditët e gjata të punës, kur i bënim të gjitha llogaritë dhe masat, mund të dëgjohej nga ana ime: Fatmir vëlla, të lutem bëje këtë llogari! Ose ndaj Fatmirit tjetër: Fatmir vëlla, nëse mundet deri nesër këtë zgjidhje ligjore ta përgatisim.

Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por gjithsesi shkëlqyeshëm kuptohemi, për shkak se është gjuha ime vëllazërore”, deklaroi Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Gjuha shqipe është gjuha ime vëllazërore appeared first on Telegrafi.