Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, David Geer.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u rikonfirmua mbështetja e fuqishme nga partnerët evropianë për avancimin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Hapi i ardhshëm politik në rrugën evropiane, siç u konstatua, lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të RMV-së. Gjithashtu, hapi pritet edhe në komunitetin evropian, si një çështje me rëndësi për stabilitetin e kontinentit evropian”.
“Në takim u vlerësua bashkërisht se të gjitha subjektet politike në vend dhe të gjitha institucionet duhet të fokusohen në vendimet që e afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt qëllimit evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit me euroambasadorin Geer./Telegrafi/
The post Kovaçevski – Geer: Të gjitha subjektet politike duhet të fokusohen në vendimet që e afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt qëllimit evropian appeared first on Telegrafi.