Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot takoi ambasadorin e BE-së në vend David Geer, me të cilin biseduan për anëtarësimin e vendit në BE.

“Me përfundimin e procesit të skrinigut, ne kemi bërë një moment historik të rëndësishëm në integrimin evropian, i ndjekur nga një hap kyç përpara drejt anëtarësimit tonë të plotë në BE.

Në takimin me ambasadorin evropian David Geer, vlerësuam se Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë, pasi nënkupton reforma dhe përfitime konkrete tashmë në procesin e integrimit. Por është thelbësore të ruhet kursi pro-evropian, shkruan Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

Në atë drejtim, shkruan Kryeministri, njoftova se jemi në fazën e themelimit të Frontit Evropian për të marrë vendime në përputhje me kornizën negociuese dhe për të mundësuar anëtarësimin në BE dhe cilësinë evropiane të jetës për qytetarët e Maqedonisë në një periudhë të shkurtër kohore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë appeared first on Telegrafi.