Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në kabinetin e tij u takua me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin David Geer, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe mundësinë që të njoftohet me përfaqësues të institucioneve të BE-së në procesin refromues.

Sipas njoftimi të qeverisë, Kovaçevski theksoi se prioritetet e qeverisë së re mbeten eurointegrimet si dhe ndërmarrja e masave për të zgjidhur krizën shëndetësore dhe energjetike.

“Ambasadori Geer uroi kryeministrin Kovaçevski për zgjedhjen e tij në krye të funskionit duke vlerësuar pozitivisht hapat aktuale që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në takim po ashtu u tha se vazhdojnë proceset reformuese dhe dinamizmi i tyre posaçërisht në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit si dhe politikat e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski – Geer: Për t’u përshëndetur është energjia e re për bashkëpunim me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.