Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hoze Luis Lozano Garsia, i cili në emër të tij dhe në emër të Kryeministrit spanjoll Pedro Sançez përcolli urimet për postin e Kryeministrit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re, duke i uruar bashkëpunim dhe realizim të programit.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i kryeministrit, u theksua miqësia shumëvjeçare dhe marrëdhëniet dypalëshe në nivel shumë të lartë mes dy vendeve dhe u shpreh vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim në fushën e turizmit, kulturës dhe arsimit.

“Kryeministri Kovaçevski e përsëriti falënderimin për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO, nga Kuvendi i Spanjës edhe krahas kushteve të pandemisë, gjë që rrumbullakoi procesin aderues të vendit tonë si anëtare e 30-të e NATO-s. Kryeministri Kovaçevski e informoi ambasadorin e Spanjës për energjinë e re dhe dinamikën e përcaktuar me kolegun e tij bullgar, Kryeministrin Kiril Petkov, lidhur me dialogun e vendosur dhe planin e veprimit të grupeve të punës, të cilat, siç u nënvizua, janë bazë e mirë për zgjidhje politike të çështjeve të hapura të pranueshme për të dyja palët”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.

Po ashtu në takim u theksua se Mbretëria e Spanjës jep mbështetje të padyshimtë për fillim të shpejtë të bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Kovaçevski – Garsia: Mbështetje e plotë për integrimin në BE, rritje e bashkëpunimit ekonomik në interes të të dyja vendeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";