Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, priti sot zv. ministrin e Punëve të Jashtme, përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragogiannis, i cili ndodhet për një vizitë pune dyditore në vendin tonë.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat në vazhdimësi po zhvillohen dhe po ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik, si përfitim i Marrëveshjes së Prespës.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se të dyja vendet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ku vend të veçantë kanë projektet e përbashkëta në energjetikë siç janë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit dhe investim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropoli, prej të cilave pritet sigurim i përhershëm të burimeve të energjisë për qytetarët dhe biznesin.

Zv. ministri i Jashtëm i ngarkuar për diplomacinë ekonomike, Fragogiannis theksoi se vendi i tij, si më parë, mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, si një interes i veçantë për Greqinë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski-Fragogiannis: Janë rritje mardhëniet në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.